Një automjet është përmbysur në afërsi të qytetit të Prrenjasit mesditën e kësaj të diele.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë moti me reshje të dendura, të cilat e kanë vështirësuar qarkullimin në këtë aks të rrugës kombëtare.

Si rezultat i aksidentit, automjeti ështē shkatërruar pjesërisht, ndërkohë që dëmtimet fizike për drejtuesin e automjetit dhe personave që udhëtonin me të kanë qenë të lehta.