Emocionet e sportit nuk duhet të dënohen, por ende sot, ka vende ku shprehja tyre janë të ndaluara. Një ngjarje e fundit që ka bërë shumë bujë ka qenë ajo e ndodhur në Iran.
Portieri Hysein Hyseni është pezulluar nga federata vendëse, pasi pranoi që të përqafojë një vajzë, e cila mori guximin që të zbriste nga tribuna dhe të takonte idhullin e saj, në ndeshjen e fundit të kampionatit. Për më shumë, Hyseni është gjobitur edhe me 4.700 dollarë, por më keq i ka shkuar vajzës… Tifozja, e cila kishte hequr edhe vellon, është arrestuar menjëherë nga policia dhe pritet të dalë në gjyq. Kjo, pasi në Iran nuk lejohet prekja e femrave nga burra që nuk janë pjesë e familjes.