Jude Bellingham ka barazuar një rekord të vendosur të Cristiano Ronaldo, teksa ai po shijon një start të ëndërrave tek Real Madrid.

Talenti 20-vjeçar ndihmoi Real Madrid që të kualifikohet në gjysmëfinale të Champions League të mërkurën, kur eliminuan Manchester Cityn në ‘Etihad Stadium’ pas ekzekutimit të penalltive.

Bellingham ishte përsëri fytyra kryesore e Real Madrid, kur në çastet e fundit të ‘El Clasicos’ shënoi për t’i dhënë skuadrës fitoren me rezultatin 3-2, duke e afruar edhe më shumë drejt titullit të 36-të në La Liga.

Ky ishte goli numër 21 për Bellingham këtë sezon, ndërsa nuk ishte hera e parë që ai ishte ‘heroi’ i madrilenëve në ‘El Clasico’.
Pasi shënoi dy gola që i fituan Real Madrid ndeshjen ndaj Barcelonës, Bellingham e arriti rekordin që e ka vendosur pesë herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo.

39-vjeçari që konsiderohet lojtari më vendimtar në histori të futbollit, ishte lojtari i fundit i Real Madrid, i cili arrin të shënojë ndaj Barcelonës si vendas dhe mik, para se edhe Bellingham ta bënte të njëjtën gjë.

Ronaldo e arriti këtë rekord në sezonin 2014/2015, duke e gjetur rrugën e rrjetës në fitoren 3-1, teksa ka shënuar edhe në humbjen me rezultat 2-1 në ‘Camp Nou’.