Komo nuk po punon vetëm për sulmuesit e ardhshëm, por edhe për ata që largohen. Ndërsa negociatat për Moise Kin janë duke u zhvilluar aktualisht me Fiorentinën, ka edhe lëvizje në lidhje me Alvaro Moratën.
Sipas Sky Sport , sulmuesi spanjoll ka pranuar ofertën e Leganes, klubit madrilen të La Liga 2 në Spanjë. Transferimi i tij do të jetë në formë huazimi, por mbetet e paqartë se si do të mbulohet paga e ish-lojtarit të Realit, Çelsit, Juventusit dhe Atletikos.
Leganes nuk mund të kontribuojë vetë në pagën e plotë dhe për këtë arsye kërkon që Komo të kontribuojë një përqindje të pagës së lojtarit.










