Moderatorja e njohur Kiara Tito duket se është bërë shumë nostalgjike, tashmë që i kanë mbetur edhe pak kohë për t’u bërë nënë.

Kiara përmes një ninstastory ka ndarë me ndjekësit një video nga fëmijëria e saj, në vitin ’97. Bukuroshe, topolake, me flokë të shkurtra dhe me një kukull në dorë, kështu dukej moderatorja në videon e postuar.

Kiara është në pritje të ëmbël të një vajze së bashku me këngëtarin Luiz Ejllin. Romanca e tyre nisi brenda shtëpisë së famshme të Big Brother VIP dhe u kurorëzua në martesë natën finale, kur Luizi u shpall fituesi i edicionit të dytë dhe çmimit të madh pre 100 mijë eurove.