Një nga imazhet më interesante të ditës së djeshme në Premier League ka ndodhur gjatë ndeshjes mes Bournemouth dhe Crystal Palace.

Ishte minuta e tretë kur sulmuesi i Bournemouth, Dango doli nga fusha për t’u hidratuar dhe për të ngrënë diçka. Burkinabe përfitoi nga perëndimi i diellit për të rifituar forcën pas një dite agjërimi për Ramazan.

Gjëja interesante ishte se ky vendim u respektua nga të dyja skuadrat dhe ndeshja u ndërpre për të pritur që Dango të hante e të pinte në vijën anësore, përpara se të ribashkohej në lojë.

Një qëndrim respektues, ai i të dyja skuadrave, që e lejuan lojtarin të përmbushte detyrën e tij religjoze dhe të mos vazhdonte ndeshja për momentin me dhjetë lojtarë.