Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Taulant Seferi shënoi 2 gola dhe dha 2 asiste në fitoren 4-2 të Bani Yas përballë Hattas.

Sulmuesi kuqezi është përzgjedhur në formacionin e javës në kampionat dhe ka marrë notën 9.8 nga faqja e specializuar “Sofascore”.

Taulant Seferi po kalon një moment shumë të mirë forme dhe në 19 ndeshje që ka zhvilluar në kampionat (Pro Liga e Emirateve të Bashkuara Arabe) ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 3 asiste.