Këtë të mërkurë nisi zbatimi i amnistisë penale. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, pas një vizite në burgun e Rrogozhinës deklaroi se do të përfitojnë rreth 800 të dënuar.
Manja sqaroi se asnjë zyrtar i lartë, i cili është dënuar nga GJKKO, nuk përfiton nga amnistia penale.
Sipas Manjës, nga kjo amnisti, buxheti i shtetit kursen 30 milionë euro.
“Përfituese janë 15 gra, ndërsa 9 të tjera përfitojnë ulje dënimi. Urimi im shkon për familjet e tyre, por edhe për ata. Uroj të ketë bashkim normal, t’i kthehen punës së ndershme. Kjo ishte porosia që dhashë te një grup të dënuarish, mos e ktheni kokën mbrama, mbi çdo gjë është familja. Dua të falendroj edhe drejtorinë e përgjithshme të burgjeve, që përgjatë kësaj kohe, kanë përpunuar dokumentacionin e 1600 personave. Ky proces do të vazhdojë. Shifrat, kategoritë e personave do t’i merrni në ditët në vijim, asnjë zyrtar i lartë që aktualisht vuan dënimin, nuk përfiton nga kjo amnisti. Me ulje dënimi, janë një numër sa gishtat e një dore, lirohen me ulje dënimi, Kategori përfituese të zyrtarëve të lartë, nuk ka. Kostoja për një të burgosur është 36.5 euro, buxhetit të shtetit i kursen 30 milionë euro”, theksoi Manja.