Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj feston sot 30 vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë për të, artistja ka marrë plot urime të përzemërta nga fansat në rrjete sociale.

Vetë artistja nuk ka bërë asnjë reagim ndërsa theksojmë se ditët e fundit emri i saj ka qenë më i përfoluri në rrjet për shkak të ndarjes së bujshme nga partneri i saj, aktori i humorit, Bes Kallaku me të cilin ka dy fëmijë.

Ky i fundit ka konfirmuar në një deklaratë të bërë në “Ferma Vip” ndarjen, duke lënë të nënkuptohet se janë në proces divorci, ndërsa nga ana e artistes nuk ka ende një reagim zyrtar.