Aleanca Atlantike feston këtë vit 75 vjetorin e saj. Në fillim të këtij muaji Ministrat e Jashtëm të vendeve të NATO-s përkujtuan në Bruksel 75 vjetorin e nënshkrimit të Traktatit të Atlantikut të Veriut. Me këtë rast, Traktati, i mbajtur normalisht në Uashington DC, u ekspozua për herë të parë në selinë e Aleancës. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, u shpreh se Aleanca Atlantike është aktualisht më e madhe, më e fortë dhe më e bashkuar se kurrë më parë dhe i ftoi vendet aleate të qëndrojnë së bashku dhe të mbrojnë njëri-tjetrin, siç kanë bërë gjatë këtyre 75 viteve. Duke ju referuar Trakatit të Uashingtonit,ai theksoi se asnjëherë më parë një dokument i vetëm dhe me kaq pak fjalë nuk ka pasur një domethënie kaq të madhe për kaq shumë njerëz, duke sjellë më shumë siguri, paqe dhe prosperitet.Edhe Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admirali Bauer, deklaroi se aneksimi i paligjshëm i Krimesë nga Rusia në vitin 2014 ishte një pikë kthese për Aleancën Atlantike dhe se kjo e fundit ka ndërmarrë përforcimin më të madh të mbrojtjes së saj kolektive ndër breza duke qenë aktualisht më e madhe, më e fortë, dhe më e bashkuar se kurrë. Në vijim ai u shpreh se në të gjithë Evropën dhe Amerikën e Veriut, 3.5 milion burra dhe gra me uniformë po shërbejnë si mburojë kundër agresionit.
Por eventi kryesor në të cilin NATO do të celebrojë zyrtarisht 75-vjetorin e saj do të jetë takimi i liderëve të vendeve aleate i cili do mbahet në korrik të këtij viti në Uashington. Në atë takim liderët aleatë pritet të shprehin konsiderata pozitive duke nënvizuar, mes të tjerash, se Aleanca përmbledh aktualisht 32 shtete, me thuajse një miliard njerëz në të dy anët e Atlantikut,dhe se është e gatshme të mbrojë cdo centimetër të territorit aleat. Por, sic deklaroi në shkurt Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, takimi i Uashingtonit, përtej aspekteve celebrative,ofron mundësinë që NATO të planifikojë për 75 vitetet eardhshme. Pra, si takimi i Uashingtonit ashtu dhe koha e shkurtër pararendëse duhet ti shërbejnë NATO-s dhe vendeve tësaj për të reflektuar mbi adaptimin e mëtejshëm të Aleancës nëambientin e ri të sigurisë në Europë dhe më tej. Kjo për vetëfaktin që, krahas përballimit të sfidave shumë të rëndësishme aktuale, të cilat mund të rezultojnë edhe përcaktuese për vijmësinë e saj të mëtejshme, NATO-s do ti duhet të përshtatet shpejt për të përballuar edhe kërcënimet e pritshme të një natyre të re, si për shembull efektet e zhvillimit të shpejtë të teknologjive të reja në armatim, në hapësirën kibernitike dhe në inteligjencën artificiale.
Është thënë dhe shkruar shpeh gjatë këtyre dy viteve të fundit se agresioni i Rusisë kundër Ukrainës i shërbeu NATO-s për tëgjetur vetveten duke u fokusuar në thelbin e saj i cili është mbrojtja kolektive. Por, pavarësisht faktit se deri tani NATO është e unifikuar politikisht në kundërshtimin e saj ndaj agresionit rus në Ukrainw, një nga cështjet më të rëndësishme dhe delikate për Aleancën këtë vit mund të jetë domosdoshmëria e farkëtimit të një përqasjeje të re konsensuale mbi natyrën e kërcënimit që do të paraqesë Rusia për sigurinë eurotlantike nërast se Ukraina detyrohet të dalë e mundur nga lufta e cila duket se ka hyrë në një fazë jo të favorshme për Kievin, edhe për shkak të ngadalësimit të ndjeshëm të furnizimeve me armë dhe municione nga ana e vendve perëndimore. Kjo përqasje do tëduhet të jetë e mbështetur nga të gjitha vendet aleate, pra jo vetëm nga ata në lindje të territorit aleat, të cilët natyrshëm ndjehen më të kërcënuar. Përqasja gjithashtu lidhet ngushtë edhe me mënyrën se si vendet aleate do të vijojnë të trajtojnëkërkesën insituese të Ukrainës për tu antarësuar në NATO nëse Kievi do të detyrohet të pranojë një marrëveshje paqe e cila mund ta detyrojë të koncedojë terren duke arritur të ruajëorientimin e tij aktual politik pro-perëndimor.
Në këtë situatë, dhe ndërkohë që sipas shifrave publike, aktualisht pak më tepër se gjysma e vendeve anëtare të NATO-s shpenzojnë për mbrojtjen minimumin e kërkuar prej 2% të prodhimit të tyre të brendshëm bruto, një ndërgjegjësim i plotë i vendeve aleate mbi intensitetin e kërcënimit nga ana e Rusisëështë thelbësor edhe për të mbështetur me burimet e duhura financiare vënien e shpejtë në jetë të planeve të reja të mbrojtjes, të aprovuara një vit më parë, të cilat, sipas burimeve publike,parashikojnë që Aleanca të mbajë në një gjendje gatishmërie të lartë deri në 300 mijë trupa, një rritje kjo e konsiderueshme nëraport me forcat e mbajtura në gatishmëri si pjesë e Forcës së Reagimit të NATO-s. Por, duhet theksuar se ndërgjegjësimi i larpërmendur nuk duket i garantuar pasi opinioni publik në mjaft vende të Aleancës duket tashmë i lodhur nga pasojat ekonomike të luftës në Ukrainë dhe të mbështetjes që vendet aleate i kanëdhënë Kievit që prej fillimit të saj, ndërkohë që aktorë tëndryshëm politikë dhe mediatikë i bëjnë jehonë propagandës tepër aktive së Rusisë. Këto elemente mund të ketë një peshë, nëdisa raste dhe përcaktuese, në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të cilat, në harkun e mbetur kohor të këtij viti, do të mbahen në një numër vendesh të NATO-s si SHBA-të, Belgjika, Rumania, Bullgaria, Republika Çeke, Sllovakia, Maqedonia e Veriut, Lituania dhe Islanda. Kështu, këto zgjedhje do të kenë një rëndësi kritike për dimensionin thelbësor tëkohezionit të NATO-s dhe si rrjedhojë për sigurinë e përbashkët të vendeve aleate, ndërkohë që do kenë edhe peshën e tyre nëdinamikën globale të progresit apo regresit të Demokracisë.
Në këtë kontekst, zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBAmarrin pa dyshim një rëndësi parësore pasi për herë të parë nëkëto 75 vite një kandidat presidencial, me mjaft mundësi për tëfituar, ka vënë publikisht në diskutim angazhimin e SHBA-ve për të zbatuar nenin 5 të Traktatit të Uashingtonit, pra vetë gurinthemelor të NATO-s dhe të sigurisë transatlantike. Kështu, nëfillim të shkurtit të këtij viti, në një tubim në Karolinën e Jugut, ish-Presidenti Trump, deklaroi se nëse ai kthehet në Shtëpinë e Bardhë, SHBA-të nuk mund të mbrojnë anëtarët e Aleancës nga një pushtim i mundshëm rus nëse ata nuk paguajnë mjaftueshëm për mbrojtjen e tyre. Është gjithashtu i njohur fakti që gjatë mandatit të tij presidencial, Trump shpesh shprehte dyshime për nevojën e NATO-s duke kërcënuar në vijimësi se do të tërhiqej nga Aleanca Atlantike nëse vendet anëtarët nuk paguanin atë që ai e konsideronte pjesën e duhur të shpenzimeve për mbrojtjen e tyre. Ish-Presidenti i referohej konkretisht zotimit të vendeve tëNATO-s të vitit 2014 për të shpenzuar për mbrojtjen 2 për qind të prodhimit të tyre të brendshëm bruto deri në vitin 2024.
Natyrshëm, Shtëpia e Bardhë, liderët europianë dhe NATO i dënuan publikisht komentet e ish-Presidentit Trump por ndërkohë Kryeqytetet e vendeve europiane të Aleancës duken thellësisht të shqetësuar nga mundësia që SHBA-të tërhiqet nga roli i tyre afatgjatë si garantues i paqes dhe sigurisë së kontinentit të vjetër nëse Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.
Ky shqetësim u pasyrua qartë së fundmi edhe nga Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Borrell, i cili duke folur në forumin Nueva Economia u shpreh, mes të tjerash, se Rusia kërcënon Evropën, si përmes luftës së saj në Ukrainë ashtu edhe sulmeve hibride ndaj vendeve anëtare të BE-së dhe se një luftë konvencionale me intensitet të lartë në Evropë nuk është më një fantazi. Është hera e parë që ish-Ministri i Jashtëm spanjoll nënvizon kaq hapur kërcënimin rus dhe kjo vjen pas paralajmërimeve të kohëve të fundit nga shefat ushtarakë dhe liderët e vendeve të Europës veriore për rrezikun e më shumë sulmeve ruse përtej Ukrainës. Duke ilustruar nevojën urgjente që Europa të bëjë më tepër ushtarakisht për mbrojtjen e saj,Borell shtoi se ombrella e SHBA-ve, nën të cilën Europa ështëmbrojtur që nga fillimi i luftës së ftohtë, mund të mos jetë më e hapur në varësi të asaj se kush do qeverisë në Uashington.
Një tjetër cëshje e rëndësishme e NATO-s këtë viti ështëpërzgjedhja brenda pak muajsh e Sekretarit të ri të Përgjithshëm pasi Stoltenberg do të largohet nga drejtimi politik i Aleancës pas 9 vitesh tepër intensive në krye të saj. Aktualisht duket se pasuesi i tij do të jetë Kryeministri më jetëgjatë i Holandës, Rutte, i cili, sic raportohet në media, ka mbështetjen e administratës Biden, të Gjermanisë, Francës dhe disa vendeve tëtjera europiane. Deri tani nuk duket se ka gjetur mbështetjen e duhur kandidatura e vetëshpallur e Presidentit të Rumanisë, Iohannis, dhe as ajo e përfolur e Kryministres së Estonisë, Kallas. Megjithatë, ka mjaft zëra si brenda vendeve aleate ashtu dhe analistëve të ndryshëm të cilët argumentojnë se në situatën aktuale të sigurisë duhet të konsiderohet me prioritet zgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm nga një prej vendeve të krahut lindor të cilët përballen direkt me kërcënimin e Rusisë. Kjo, sipas tyre, do t’i dërgonte një mesazh të fuqishëm Moskës mbi angazhimin e Aleancës për parandalimin dhe, nëse do të jetë e nevojshme, mbrojtjen e palëkundur të çdo centimetri të territorit të NATO-s. Kështu, ndërkohë që ky vit do të jetë i rëndësishëm për NATO-n, viti i ardhshëm mund të jetë vendimtar jo vetëm për ecurinë e saj të mëtejshme por edhe për vetë ekzistencën e Aleancës Atlantike.