Rike Roçi, një ndër vajzat më “hot” në këtë Big Brother VIP ka qenë e ftuar në “Wake Up” ku foli gjatë për lojën e saj brenda shtëpisë, për banorët e tjerë, por edhe për jetën e saj private.
Rike brenda shtëpisë ka treguar se është në një njohje dhe e ka quajtur atë “trimi”. Por mesa duket kjo lidhje nuk ka zgjatur, pas daljes nga BBV3, ajo u shpreh se u nda sepse nuk kishte më asnjë lloj ndjenje për këtë person.
“Ashtu si filloi, ashtu mbaroi sapo dola. As nuk e kam takuar, me një telefonatë e mbyllëm. Dua të rri vetëm, jam pak e çuditshme. Jam mirë kështu, nuk ka qenë as i dashuri, ka qenë një njohje, një pëlqim. Nuk kam asnjë ndjenjë nuk i kam ato fluturat”, shprehet Rike.
Top