Jetmiri ka sqaruar edhe njëherë lidhur me situatën Liam-Heidi, në të cilën u përfshi. Ai tha në dhomën e rrëfimit se nuk ishte ai që krijoi skemën dhe as qëllimi nuk ishte i keq.

“Mbledhja e peshqirëve është situatë tjetër, nuk ka lidhje Heidi Romeo. Gjatë atij diskutimi kemi diskutuar si do hidhnim valixhet në pishinë. Ku Liam bën me zemër me dorë Romeos dhe Heidit, kishin një raport miqësor. Me Rozën ishte lojë dhe e kemi shpallur armik njeri tjetrin. Këto situata nuk ka lidhje me njëra tjetrën. Unë kam sqaruar qëllimin. Nëse Liam ka një konflikt me Heidin, është i palidhur me mua, nuk meritoj të quhem i paburrë.

Situatat nuk kanë lidhje me njëra tjetrën se më doli zemra nga vendi. Pas konfliktit që ka Heidi me Liamin, Heidi më thotë Liam dridhet përpara Romeos. Shkon merr dhe Romeon e sjell aty dhe thotë Jetmir shikoje. Te tavolina Romeo i vjen Liamit dhe i bërtet, pse dridhesh. Është shumë e lehtë”-sqaroi Jetmiri. (Top Channel)