Një operacion mbarëkombëtar është zhvilluar ditën e sotme, iniciuar nga policia e shtetit për evidentimin dhe ndalimin e personave që japin ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, apo për anëtarë të grupeve të strukturuara kriminal.

Mësohet se janë lëshuar disa urdhër arreste për disa persona, e mes tyre ka edhe punonjës policie. Lajmi është konfirmuar edhe nga ministri Taulant Balla, i cili e pohoi gjatë një deklarate për gazetarët.