Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me operacionet e fundit të policisë së shtetit, ku janë arrestuar persona me precedentë kriminale në fusha të ndryshme.
Balla shkruan se përmes operacioneve “Sundimi i Ligjit” dhe “Tempullit”, policia po gjurmojnë personat me precedentë kriminalë që cenojnë jetën, shëndetin dhe pronën e qytetarëve.
Postimi i Taulant Ballës:
Operacionet kombëtare të Policisë së Shtetit “Sundimi i Ligjit” dhe “Tempullit”, po gjurmojnë personat me precedentë kriminalë që cenojnë jetën, shëndetin dhe pronën e qytetarëve.
Përgëzime Departamentit të Policisë Kriminale dhe drejtorive vendore në Shkodër, Durrës, Tiranë, Lezhë, Krujë, Elbasan, Vlorë e Shkodër për zbardhjen e djegies së tre automjeteve, ndalimin e pesë personave në kërkim kombëtar e ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit me qëllim përfitimin, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, zbardhjen e një sërë vjedhjeve të ndodhura më parë dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.