Drejtuesi i radhës i Misionit të OSBE-së ka vizituar Kosovën këtë të enjte.
Ian Borg gjatë qëndrimit në Kosovë është takuar me krerët e institucioneve, shoqërinë civile e kryetarë komunash, me të cilët bëri të ditur se ka diskutuar për sigurinë e çështje të tjera.
Theks të veçantë, Borg që është edhe Ministër i Jashtëm i Maltës, vuri edhe tek dialogu Kosovë-Serbi dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
“Diskutuam për potencialin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit të fasilituar nga Bashkimi si celës për paqen dhe sigurinë në rajon. Përkushtimi në rikthim dhe vazhdim i zbatimit të marrëveshjeve është rruga për progres”, tha Ian Borg, drejtues i OSBE-së.
Mes tjerash, shefi i OSBE-së u ka bërë thirrje u ka bërë thirrje serbëve të mos e bojkotojnë procesin e votimit për shkarkimin e kryetarëve të komunave veriore më 21 prill.
“Është e rëndësishme të kemi zgjedhje të drejta dhe kur kjo garantohet ne avokojmë për pjesëmarrje. Misioni qëndron krah institucioneve të Kosovës në mbarëvajtjen e tyre”, tha Borg.
Kjo është vizita e parë e ministrit të jashtëm maltez në Kosovë që prej marrjes së mandatit të tij si drejtues i misionit të OSBE-së. Qëndrimi në Kosovë hyn në kuadër të turit të tij në rajon.