Nga ky muaj çdo debitor i kompanisë së energjisë do të mund të shlyej detyrimet e prapambetura, kundrejt një skemë lehtësuese, si për abonentët familjarë ashtu edhe për bizneset. Enea Karakaçi administrator i OSHEE Grup në një intervistë për Vizon Plus sqaroi se pse kompania vendosi të riaktivizojë këtë program, ku shtresat në nevojë përfitojnë dhe lehtësitë më të mëdha

“Pas tre vitesh të vështirë të ekonomisë në tërësi, rikthimi dhe riaktivizimi i kësaj skeme vjen pas një cikli normal në të cilin ka hyrë aktiviteti i kompanisë. Ne e mbyllëm vitin 2023 me 4.6 miliard lekë fitim, me nivel arkëtimesh 99% dhe me një ulje rekord të treguesit të humbjeve, ndaj pse jo tani të gjurmojmë debitorët e kompanisë. Tashmë kemi një stabilitet financiarë dhe menduam që me këtë skemë ti ofrojmë abonentëve disa lehtësi pagese. Risitë janë që biznesi i vogël nëse paguan me një këst i zerohen kamatvonesat, ndërsa familjarëve i ulen me 70%”, deklaroi Karakaci

Aktmarrëveshjet mund të lidhen në çdo pikë të kujdesit ndaj klientit duke nisur me 24 këste në total deri në 120 të tilla, për të shlyer gjithë debinë.

“Ne kemi çuar derë më derë tek debitorët njoftimin lidhur me debinë që kanë dhe mundësinë që të vijnë pranë kompanisë dhe të lidhin kontratat”, u shpreh ai.