Mijëra mbështetës të kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, protestuan të premten (26 prill) në rrugët e Madridit për t’i kërkuar atij të qëndroj në detyrë.
Gjatë marshimit jashtë selisë së partisë socialiste PSOE të Sánchez-it, njerëzit i bënin thirrje që ai mos të largohej. Në duar mbanin pankarta të tilla si “Pedro, mos u dorëzo”, “Sigurisht që ia vlen” dhe “Qëndro”, ndërsa valëvisnin flamuj të kuq.
Këtë javë kryeministri u shpreh se mund të japë dorëheqjen nga detyra pasi gruaja e tij akuzohet për korrupsion.
Sanchez, i cili siguroi një tjetër mandat për socialistët vitin e kaluar, tha se do ta njoftonte të hënën vendimin e tij për të qëndruar ose për t’u dorëhequr.