Ditën e djeshme, u postua një video e regjistruar në emisionin më të ri të Bora Zemanit, ku vetë faqet e ‘Top Channel’ e reklamuan këtë klip si shtatzëni teksa lanë të nënkuptohej se moderatorja ishte në një pritje të ëmbël!

Çdo gjë do të zbulohej në puntatën e sotme të ‘Cherry on Top’ ku Bora do të fliste më tepër rreth kësaj çështjeje.

Të paktën nuk u çuditëm aq shumë! Pasi siç duket Bora këtë zanat paska. Teksa e sheh se ‘është harruar’ prej publikut, i rikujtohet që duhet të përdori shtatzëninë e saj për të marrë disa klikime, pasi kjo nuk është hera e parë që moderatorja ‘tallet’ me publikun apo jo?

Do të thoni ju pse është ‘tallje’?

Sepse videoja e publikuar ditën e djeshme, të cilën do e paraqesim më poshtë, është montuar aq perfekt dhe është punuar me aq detaje, madje është postuar posaçërisht një ditë përpara emisionit për të bërë lëmsh publikun.