Shqipëria shënon sot 15-vjetorin e anëtarësimit zyrtar në NATO. Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka reaguar nëpërmjet një mesazhi në platformën X.
Hasani shkruan se vendi ynë do vazhdojë të qëndrojë në krah të aleatëve për të mbështetur paqen dhe vlerat e përbashkëta.
“Shqipëria mbetet një kontribuues i përkushtuar i NATO-s, duke qëndruar me krenari krah aleatëve të saj, për të mbështetur paqen dhe vlerat tona të përbashkëta.”, ka thënë ai.