Pirro Dhima është një nga kandidatët e partisë “Demokracia e Re” në Greqi për zgjedhjet europiane të 9 qershorit.

Pirro Dhima dikur ka bërë bujë me deklaratat për origjinën e tij, duke thënë që është grek, i lindur në Shqipëri. Por me kandidimin e tij si kandidat për eurodeputet, Pirro Dhima ka nisur një fushatë skandaloze.

Në videon e prezantimit të publikuar në rrjetet e tij sociale, Pirro Dhima, tregon pamje nga Shqipëria, kryesisht nga Himara dhe nga Greqia. “Kandidoj sot, jo vetëm për t’i dhënë zë zërit dhe të drejtave të “Epirit të Veriut”, por edhe si përfaqësues i Greqisë, ashtu si kam bërë gjithmonë, si Pirro i të gjithë grekëve”, shkruan Pirro Dhima në komentin e videos.

Ndërkohë që emër të propandadës ekstreme greke të të ashtuquajturës “Vorio Epir”, apo “Epir i Veriut”, janë vrarë e masakruar shumë shqiptarë që nga viti 1914.

Ndërkohë, një javë më parë në një emision në Greqi, Pirro Dhima dha një deklaratë skandaloze, ndërsa tha se ishte nga Himara, “kryeqyteti i Epirit të Veriut”, sipas tij.

Pirro Dhima nuk i ka fshehur asnjëherë qasjet jo shumë dashamirëse ndaj Shqipërisë, duke dalë publikisht me personazhe të njohur që punojnë për aneksimin e jugut siç është Babis Karathano dhe grupet ekstremiste greke, edhe dikur vetëcilësohej “tironc”.