Banorët e BBV3 kanë lexuar mesazhet e ardhura në “Big Love” jo vetëm nga fansat por edhe familjarët e tyre.

Ndër mesazhet e shumta që ka marrë, ai që ka përlotur Romeon ka qenë pikërisht mesazhi i dërguar nga vëllai i tij, Donaldi, i cili ka shkruar se ndihet krenar për lojën e tij në BBV.

“Gjysma ime, e kam shumë të vështirë të të shkruaj. E kam patur shumë të vështirë mos të të kem afër. Do thuash që edhe ti e ke provuar të jesh kështu si unë sot por tani e kuptoj se çfarë ke përjetuar ti por sado e vështirë për mua, prap ja vlen. Ja vlen të të shoh se si po e përballon të gjithë këtë eksperiencë, ja vlen të të njoh edhe përball, jo vetëm në krahë të njëri-tjetrit sepse këto më kanë bërë të jem krenar që të jem vëllai yt. Vazhdo kështu, të dua shumë”-ishte mesazhi i Donaldit.

VIDEO LINK: https://www.youtube.com/watch?v=A0yJhsqv5DM