Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja përmendi rastin e një gruaje nga Berati që lirohet 2 vjet nga kjo. Manja tha se votimi po qëllon dhe për muajin e shenjtë të Ramazanit.
“Është amnistia më shumë e debatuar, nuk e di pse ndodhi kjo. U depozitua në dhjetor dhe u bë objekt i një debati dhe diskutimi politik shterp, pa e marrë mundimin askush që të ulej dhe të lexonte çfarë kishte ky ligj amnistie. A thua se ne kishim rënë dakord për të boshatisur burgjet nga personat e dënuar që paraqesin rrezikshmëri, kur në fakt ka qenë veprat e lehta dhe një kategori që u ka ngelur shumë pak kohë që tu jepet mundësia të bashkohen me familjet e tyre. Janë pjesë e jona, që kanë rënë në konflikt me ligjin penal, është detyrë e kësaj shoqërie tu japim mundësinë të ri integrohen në shoqëri. Shqetësimi duhet të jetë faza post lirim. Janë kategori vurnerabël me shumë trauma në jetën e tyre. Ky është edhe qëllimi i amnistisë, akt mëshirë. Më mirë vonë se kurrë, i duruari i fituar, këtu ku isha unë ishte karrige deri para pak kohës por në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, zoti e deshi që palët të kthehen në vendet e veta. Një akt mëshirë shkon fiks me muajin e shenjtë të Ramazanit. Gjej rastin të falënderoj kolegët e opozitës që u bashkuan me ne për të dhënë votën për këtë amnisti. Nga kjo votë që jepni sot, do i ulet me dy vjet dënimi Alia nga Berati 64 vjeç, e cila dy muaj më parë humbi bashkëshortin dhe nuk e pati mundësinë t’i gjendej pranë për një vepër që s’po e them.. Po ta them pse është në burg, do thoni për të gjithë kategorinë, Ju ftoj ta votoni këtë amnisti me dy duart dhe çlirohuni nga mosbesimi, nuk ka asnjë konspiracion brenda këtij ligji. Nuk përfitojnë personat që i janë fshehur drejtësisë, pres me padurim të numëroj votat”-tha Manja.