Një revolucion i vogël do të ndodhë në Premier League sezonin e ardhshëm. Liga Profesioniste Angleze njoftoi këtë të enjte se teknologjia gjysmë e automatizuar për pozicionin jashtë loje (offside) do të përdoret për herë të parë. Klubet u pajtuan njëzëri për këtë vendim gjatë mbledhjes së aksionarëve.
‘Offside’ gjysmë i automatizuar supozohet se do të ndihmojë gjyqtarët e videove që të marrin vendime “më të shpejta, më të sakta dhe më të qëndrueshme”, sipas Federatës Ndërkombëtare (FIFA), e cila e kishte testuar tashmë atë gjatë Kupës së Botës FIFA 2022 në Katar.
“Parashikohet që teknologjia të jetë gati për prezantim pas një prej ndërprerjeve ndërkombëtare të vjeshtës,”- tha Premier League në një deklaratë.