Vijon me debate dhe tone të larta diskutimi në komisionin hetimor parlamentar të shëndetësisë.
Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi dhe nënkryetari Plarent Ndreca vijojnë me përplasje mes tyre, teksa demokratja i thotë se është në konflikt interesi, e ndërsa socialisti e ‘sfidon’ për të shkuar në gjykatë dhe të provojë akuzat.
Pjesë nga debati:
Ndreca: Meqë je trime kaq e madhe dhe je kaq prokurorie hajde me mua në gjykate dhe provo akuzat
Vokshi: Patjetër
Ndreca: Hajde në gjykatë t’i provojmë bashkë
Vokshi: Në vijim… një person në konflikt interesi
Ndreca: Ça do të hetosh ti? Ti je kallëzuese
Vokshi: Ju, jurist…
Ndreca: Nëse doni të vijojmë
Vokshi: Ule zërin… zoti Vasili
Ndreca: Tentativat tuaja… Ta harroni, ju tentoni t’i impononi shumicës, ta harroni. Prokurori alla Enver Kadri këtu nuk ka dhe nuk do ketë
Vokshi: Ule cik zërin, ule zërin
Ndreca: Nuk lëvizim nga këtu pa miratuar kërkesën për marrje provash