Provimi i Magjistraturës ka përplasur kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Plarent Ndrecën në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut që po zhvilllohet këtë të hënë.
Ai ka kërkuar të thirret drejtori i Shkollës së Magjistraturës për të dhënë shpjegime në lidhje me atë çfarë ka ndodhur me listën e fituesve.
Bardhi: Ne nuk mund të bëjmë sikur nuk e kemi parë ate që ka ndodh në konkursin e Shkollës së Magjistraturës. Kemi parë në media, që lista e fituesve është shtuar 3 herë. Ne si komision do duhet të therasim në pyetje Drejtorin e Shkollës së Magjistraturës. Nëpërmjet këtij Komisioni të informohet edhe opinioni publik. Të kuptohet se çfarë ka ndodh me Shkollën e Magjistratures. Është hera e parë qe ky proces vishet me hije skandali.Nuk po bëj përgjegjës askënd por kemi të drejtë të informohemi çfarë ka ndodhur me konkursin e magjistraturës. 13 persona janë në listë ne patronazhistëve të PS.
A mund të jenë me meritë në atë proces? Patjetër që mund të jenë, nuk dua t’i paragjykoj. Fakti që është patronazhist nuk do të thotë që nuk meriton të ketë karrierë, patjetër që meriton. Futja e patronazhistëve në shkollën e magjistraturës është ndërhyrje flagrante e politikës në drejtësi. Por po e mbaj tek parimi.
Nuk dua ta politizoj, por për mua është shumë me interes që konkursi i shkollës së magjistraturës praktikisht garanton sistemin për 20 apo 30 vitet në vijim të mos ketë asnjë hije dyshimi. Dhe kam të drejtën si deputet që të kërkojmë në një seancë dëgjimore një drejtues të institucionit shtetëror në rastin konkret drejtorin e Shkollës së Magjistraturës për të na informuar për aq sa e lejon ligji. Nga 70 fitues që u zgjuan në mëngjes, shkoi në 140 në darkë. Lista e patronazhistëve është publike, mjafton të shohësh emrat dhe një pjesë prej tyre…13 persona janë në listën e patronazhistëve të PS.
Ndreca: Nëse ne e thërrasim, zonja kretare, a ka mundësi as etikë minimale nuk ka, edhe nuk ka durim të dëgjohet deri në fund një fjali, nëse e bëjmë këtë gjë jemi duke shkelur Kushtetutën. S’mund të dalim në konkluzione për këtë gjë, i bie sikur të thërritet KLGj për çështje të brendshme të saj.