A do të hyjë Massimiliano Varrese në “Big Brother Vip”, apo jo? Kjo është pyetja që po qarkullon ditët e fundit në mediat rozë. Dyshimet lindën pasi ish-banori i “Grande Fratello” filloi të ndiqte faqen zyrtare të “Top Channel”. (lexo këtu)

Kujtojmë se ai ka patur një histori dhe raport më tepër sesa miqësor me Heidi Bacin, tashmë banore e “BBV”, në një romancë me Romeon. Në një postim që gazetari Olti Curri ka publikuar në “Instastory”, tregohet një mesazh i Massimilianos i cili shprehet se kërkon të hyjë në “BBV” për të treguar të vërtetën e tij. Nuk dihet se për çfarë e ka fjalën, por dimë të themi se hyrja e tij në “BBV” do të trazonte ujërat mes çiftit Heidi-Romeo të cilët janë në kulmin e romancës së tyre në shtëpinë më të famshme.

“Ho cercato di tradurre dalla tua lingua…Grazie per la tua vicinanza. Mi piacerebbe venie a BBA a dire la mia verita. Chiedete voi al BBA! Grazie per il tuo messaggio.

U përpoqa të përkthej nga gjuha juaj…Faleminderit për afërsinë tuaj. Do të doja të vija në BBA për të thënë të vërtetën time. Pyetni BBA! Faleminderit për mesazhin”, shkruhet në postim.