Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj kanë publikuar fotot nga puna për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku”. Rindërtimi i shkollës së re me financim të Bashkimit Europian është drejt fundit dhe shumë shpejt ajo pritet të hapë sërish dyert për të mikpritur nxënësit, por me kushte shumë herë më të mira se e vjetra.
“Drejt përfundimit puna për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku” në zemër të Tiranës, financuar nga BE. Shkolla do të hapë dyert së shpejti me standardet më të mira për 1200 nxënës dhe mësues”, shkruan Rama dhe Veliaj.
Shkolla e re “Emin Duraku” do të jetë një tjetër xhevahir në buqetën e shkollave që janë shtuar Tiranës këto 9 vite.
Me një kapacitet prej 1200 nxënësish, kjo shkollë, e cila gjithashtu u dëmtua nga tërmeti, do të ketë në përfundim të saj klasa moderne, laboratorë, bibliotekë, si dhe palestra, të cilat mund të përdoren nga fëmijët jashtë orarit mësimor.