QSUT ka reaguar lidhur me rastin e Altin Belbës i cili vuan nga një problem në zemër.
QSUT thotë se për shkak të natyrës komplekse të diagnozës dhe në përputhje me protokollet mjekësore, ekipi ynë mjekësor në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, i ka krijuar disa herë pacientit Belba mundësinë për trajtim të mëtejshëm të specializuar në Turqi.
Aty shtohet se Alma Cani, si drejtuese e QSUNT-së nuk kam hezituar të shpreh gatishmërinë time institucionale për të ndjekur në vazhdimësi me përgjegjësi edhe transparencë problemin shëndetësor të z. Belba.
Reagimi plotë:
Rasti i pacientit Altin Belba, është një rast që njihet dhe është ndjekur edhe më parë në QSUNT. Riadresimi i këtij rasti publikisht, më jep mundësinë që si Drejtoreshë e Përgjithshme e QSUNT, por edhe si mjeke të sqaroj opinionin publik se, për shkak të natyrës komplekse të diagnozës dhe në përputhje me protokollet mjekësore, ekipi ynë mjekësor në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, i ka krijuar disa herë pacientit Belba mundësinë për trajtim të mëtejshëm të specializuar në Turqi.
Ky vendim është marrë në mënyrë rigoroze bazuar në nevojat mjekësore të pacientit të cilat kërkojnë kujdes të specializuar që shkon përtej asaj që disponohet në spitalin tonë edhe në vend. Në të gjitha rastet, ky vendim është marrë në bazë të gjithë procedurave edhe rregulloreve në fuqi.
Me riadresimin e këtij rasti, si drejtuese e QSUNT-së nuk kam hezituar të shpreh gatishmërinë time institucionale për të ndjekur në vazhdimësi me përgjegjësi edhe transparencë problemin shëndetësor të z. Belba.
Kjo gatishmëri, përtej detyrës si mjeke edhe drejtoreshë e QSUNT-së, pa më të voglin dyshim është shprehje e angazhimit të ekipin tonë mjekësor edhe mbështetjes së pa kursyer të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Disponibiliteti ynë do të jetë i menjëhershëm në çdo rast në përmbushje të misionit të QSUNT-së, ku shëndeti dhe mirëqenia e pacientëve tanë të mbeten prioriteti ynë më i madh.
Drejtor i Përgjithshëm QSUT
Prof. Asc. Alma Cani