Një zyrë përmbarimore ka bllokuar aksionet e familjes Halili në klub për shkak detyrimesh ndaj palëve të treta dhe tashmë i kanë nxjerr zyrtarisht në shitje ato, me ankandin që mbyllet më datë 22 prill, pra në mesjavën e ardhshme.
Kompania në fjalë ka bërë të ditur se në shitje janë 66% e aksioneve, me vlerë fillestare prej rreth 161 milionë lekë, teksa ankandi do të mbyllet më datë 22 prill. Bllokimi ka ardhur prej detyrimeve të shumta të ndryshme që ka në vite Tirana ndaj palëve të treta, të cilat kanë fituar gjyqe radhazi dhe tani presin vetëm zbatimin e vendimeve që po vonohen nga klubi bardheblu.
Ndërkohë vetë presidenti bardheblu Refik Halili pë këtë çështje ka sqaruar pak kohë më pare në emisionin “Elite” të Digitalb: “Halili SHPK është një firmë e krijuar që në vitin 1992 dhe kam një gjyq i cili vazhdon, unë e pranoj edhe humbjen skam asnjë problem sepse di ti zgjidh gjërat e mija. Nëse Refik Halili ka disa prona ato janë të Refik Halilit, ndërsa klubi Tirana ka aksioner Refik Halilin aksione të cilat i bllokon por s’ke ça i bën. Mbaji aty yë bllokuara der isa ta zgjidhim konfliktin. Kjo gjë nuk ndikon npë licensimin e klubit për edicionin e ardhshëm në UEFA. Ai konflikt që unë kam nuk ka lidhje me bilancet e klubit që kërkon UEFA. Unë jam shyumë i sigurtë, jam ekspert i kësaj fushe. Kjo është një valle që ka vite e vite dhe janë munduar t’i bëjnë shumë dëme Refik Halilit, por nuk kanëp çfarë më bëjnë asgjë. Pra as ka ndikim, as më gjen gjë, klubi do të ecë përpara nga dita në ditë.”
Pjesa tjetër e aksioneve të Tiranës, 34%, vazhdojnë të jenë nën kontrollin e Bashkisë së Tiranës.