Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot në takimin me kryetarët e komunave në lidhjë me procesin e regjistrimit të popullësisë, ekonomive familjare dhe banesave, që ka filluar sot e do të zgjasë deri më 17 maj. Kurti tha se cilësia e të dhënave nga pyetësorët janë vendimtare për cilësinë e qeverisjes, si qendrore ashtu edhe lokale. Ai më tej shtoi se në gjatë regjistrimit të popullsisë do të përfshihet edhe për dëmet nga lufta.

“Angazhimi ynë i përbashkët është i domosdoshëm për të adresuar nevojat e qytetarëve pa dallim dhe është baza për vendime të cilat do të ndikojnë në të ardhmen e Kosovës. Cilësia e të dhënave nga pyetësorët është vendimtare për cilësinë e qeverisjes, si qendrore ashtu edhe lokale, për planifikim e zbatim më të drejtë e suksese e arritje edhe më të mëdha”, thai Kurti.