Reshjet e borës kanë mbuluar shumë zona të Shqipërisë.

Më shumë janë prekur zonat malore në veri të vendit, por bora nuk ka munguar as në zonat malore të Përrenjasit dhe Librazhdit. Deri më tani trashësia e borës ka arritur në 2 cm në Fushë-Stude, ndërkohë që temperatura janë ulur ndjeshëm. Në zonat e ulëta ka vetëm prezencë të reshjeve të dendura të shiut.