Rozana Radi ka shprehur hapur habinë që patën të gjithë kur u zbulua se Egla në fakt nuk ishte eliminuar, por ishte izoluar. Këngëtarja ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ngre pyetjen se pse Egla nuk ishte live gjatë dy ditëve që ishte në izolim. Ajo gjithashtu krahason BBVA me Grande Fratello-n, ku zarfi i zi është vendim përfundimtar dhe një lojëtar që del me zarf të zi nuk ftohet as në studio.

“Big Brother VIP Albania, 24 orë në 24 live. Po Egla dy ditë pse nuk ishte live? Ku ishte Egla për ne publikun që kemi në dorë gjithçka në këtë lojë? Zarfi i zi është stacioni i fundit për një konkurrent, ndaj është i zi. Madje, në Grande Fratello nëse del me zarf të zi as në studio nuk ke të drejtë të shkosh më. Çfarë zgjedh publiku, se thatë gjithçka? Publiku me kushtet e produksionit zgjedh vetëm të nxjerrë një, dy të tjerët hynë brenda se do produksioni. Jam me logjikën e Jul Dedës.”