Këngëtarja e njohur Rozana Radi është hyrja më e re në “Ferma VIP”, por jo si fermere (lexo këtu). Ditën e sotme, teksa ishte duke biseduar me Marianën në “Njësh” ajo tregon dhe arsyen pse pranoi t’i bashkohej fermës. Rozana tregon se ka një frymë shumë të mirë në shtëpi, si dhe shtoi se ajo di sesi të përshtatet me njerëzit.
Pjesë nga biseda:
Rozana: Jeni shumë qytetarë të gjithë. Ke lezet t’ju shohësh
Mariana: Është e vërtetë. Ka debate, por i mbyllim, sqarohemi
Rozana: E di pse erdha? Keni një frymë shumë të mirë. Mua më hidh ku të duash me ju, unë kënaqem se përshtatem
Mariana: Po ti përshtatesh.