Rusia ka kërcënuar Perëndimin se do të përgjigjet “ashpër”, në rast se asetet e ngrira ruse konfiskohen, duke u zotuar për masa hakmarrëse dhe veprime ligjore “pafund”.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha se Rusia nuk do t’i dorëzojë kurrë territoret që ia ka uzurpuar Ukrainës, në këmbim të kthimit të aseteve të ngrira ruse.
“Mëmëdheu ynë nuk është në shitje. Asetet ruse duhet të mbesin të paprekura, sepse, përndryshe do të ketë përgjigje të ashpër ndaj hajdutërisë së Perëndimit. Në Perëndim ka shumë që e kanë kuptuar këtë, por jo të gjithë fatkeqësisht”, shkroi Zakharova në Telegram.