Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u shpreh se qëndrimi i socialistëve krahasuar me kohën kur vendi qeverisej nga të djathtët nuk ka të krahasuar. Duke folur në Real Story, Veliaj nënvizoi se Berisha, Meta dhe Basha shpërblyen me apartamente ata të cilët vranë protestuesit e pafajshëm në bulevard.
“Kur unë kam ardhur kryetar Bashkie, gjeta vendimin e këshillit bashkiak që do shpërbleheshin. Kush vrau socialist kishte marrë nga bashkia apartament për strehim social dhe praktikisht strehimi social nuk ishte në bazë të nevojës, por në bazë të plumbave që i kishe dhënë një socialisti. Se duket sikur e kemi vetëm me Saliun, ata janë të gjithë një rracë, Saliu, Ilir Meta, Lul Basha janë një rracë. Në këtë qeveri, në këtë bashki, janë bërë gabime, patjetër në këtë kantier të madh punësh bëhen edhe gabime. Por të thuash që kryeministri t’I ketë thënë zv.kryeministrit të vet që sot është në kërkim, shko vidh ti në emrin tim, kjo s’ka ndodh kurrë. Për vete jam I sigurtë se nuk kam firmosur një gjë të tillë, por diferenca bëhet jo sa rrëzohet, por si ngrihesh dhe si reflekton për ato që ngrihesh. Di të them që kemi reflektuar, por ndryshojmë shumë gjëra dhe siç thashë edhe pse është më pak se 1% e gjithë procedurave të bashkisë, edhe për këtë 1% do duhet të jem perfekt”, tha Veliaj.