Bajer Leverkusen mund të arrijë kulmin sot në historinë e vet. Një ecuri e pastër, 24 fitore në 28 ndeshje të Bundesliga-s të luajtura, katër barazime dhe asnjë humbje. Pritet vetëm hapi i fundit.

Një ndeshje që mund të bëjë të fillojë një festë që pritet prej 120 vitesh. Në rast të një fitoreje kundër Verder Bremen, “Aspirinat” do të siguronin matematikisht titullin e kampionëve të Gjermanisë. Një titull i meritua për një skuadër që është në garë për të gjithë objektivat e sezonit.

Njëri prej këtyre është një hap larg, i dyti është Kupa e Gjermanisë me finalen e Berlinit të arritur. I treti është Europa League, me Leverkusen që është në çerekfinale. Tifozët janë gati. 30 mijë persona do të mbushin “BayArena”, mijëra të tjerë do ta ndjekin ndeshjen në tv dhe janë gati të mbushin rrugët për të festuar.