Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, ka folur këtë të mërkurë në Euronews Albania lidhur me zhvillimet politike brenda dhe jashtë PS-së. Klosi është pyetur nga gazetarja e Euronews Albania, Mirela Milori, lidhur me debatin e ndodhur mes deputetit të PS-së, Damian Gjiknuri, dhe Kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, të cilët janë pjesë e një partie. Klosi tha se, sipas tij, ky është një debat normal.
Gazetarja: Ka diçka që nuk shkon, më jep fjalën, nuk ta jap fjalën, do më japësh fjalën se do iki, e mirë po iki, po iki. E them kështu, në domethënë, zbardha një dialog. Si duket, ka tension në PS apo?
Blendi Klosi: Tension… Jemi parti e përbërë nga njerëz, nuk jemi… që mendojmë, gjykojmë, ka momente. Dhe unë mendoj që, nëpërmjet rrjeteve sociale, atë debat, edhe i njoh të dy miqtë shumë mirë, që është zoti Gjiknuri me zotin Manja, nuk mendoj kurrë që është një tension. Është një moment. Kjo është përgjegjësia e të qenit para kamerave, që mbase transformohet një debat, një diskutim. Nuk besoj se mund të konsiderohet si një tension, por konsiderohet si një ditë pune, ku njerëzit janë në jetën e tyre, në momente të caktuara.
Gazetarja: Nuk ka diçka më të thellë? Nuk ka një divergjencë më të thellë?
Blendi Klosi: Duke thënë, duke i njohur të dy kolegët, që janë miq shumë të mirë të njëri-tjetrit, mendoj që ka të bëjë diçka mbase me punën, me një diskutim të atij projekti. Unë nuk e di tamam se për çfarë ishte debati, që të marr pjesë në këtë diskutim.
Gazetarja: Për këta komisionerët, nuk ishte dakord zoti Gjiknuri, megjithatë donte fjalën të sqaronte diçka…










