Kryeministri Edi Rama inspektoi ndërtimin e rrugës së Dukagjinit i shoqëruar nga Elisa Spiropali dhe kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci. Rama shkruan në facebook se ky aks është i rëndësishëm për kompletimin e rrjetit rrugor të Alpeve në funksion të zhvillimit të turizmit duke mundësuar rigjallërimin social dhe ekonomik të gjithë fshatrave përreth.
”Dukagjin, Shkodër – Në kantierin e Rrugës së Dukagjinit, një ndër akset më të shumëpritur dhe të shumëpremtuar nga të gjithë sundimtarët e vjetër të Shkodrës, i cili falë kryebashkiakut të ndryshimit dhe mbështetjes pa kushte të qeverisë për Shkodrën e marrë peng 33 vjet me radhë, po merr formë për të lidhur krejt zonën e magjishme të Dukagjinit me Shkodrën
Ky aks është shumë i rëndësishëm për kompletimin e rrjetit rrugor të Alpeve në funksion të zhvillimit të turizmit duke mundësuar rigjallërimin social dhe ekonomik të gjithë fshatrave përreth”, shkruan Rama.