Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar mëngjesin e sotëm në një banesë në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.00. Burime bëjnë me dije se banesa ku është vendosur lënda plasëse i përket gjyqtarit Tonin Sterkaj.

Nga raportimet e para bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Njoftimi:

Rreth orës 03:13, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetasit T. S., 62 vjeç, (me detyrë Gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër) është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin në zonë.