Lekë Vuksani, autori i vrasjes së shtetasit Petrit Vuksani, është dënuar me 22 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në maj të vitit 2023, ku sipas Prokurorisë, 52-vjeçari Petrit Vuksani i cili ishte emigrant në Angli ia ka lënë banesën e tij me qira autorit kundrejt një pagesë mujore.
Viktima përpara se të ndodhte vrasja kishte rreth një muaj që ishe kthyer nga Anglia. Shkak i kësaj ngjarje të rëndë dyshohet të jetë bërë fakti se ka pasur disa fatura të papaguara nga 34-vjeçari autori i krimit, gjë që ka çuar edhe në një debat mes tyre pak ditë para vrasjes.
Ngjarja duket se ka qenë e paramenduar, pasi Lekë Vuksani në momentin kur ka shkuar në banesë ka qënë i armatosur dhe ka hapur zjarr ndaj viktimës.
Raportohet po ashtu se autori i dyshuar nuk njihej si person problematik dhe rezulton pa precedentë penalë.
Kujtojmë se pavaresisht mbiemrit të njëjtë, mes viktimës dhe autorit nuk ka lidhje familjare.