Mali i Zi ka miratuar marrëveshjen me qeverinë Rama për ndërtimin e urës se re mbi lumin Bunë.

Ura e gjatë 310 metra do të shkurtojë rrugën nga Plazhi i Madh i Ulqinit deri në Velipojë. Ky projekt do të kushtojë rreth 20 milionë Euro dhe do të bashkëfinancohet nga të dy shtetet fqinje.

Palët bien dakord të bashkëfinancojnë ndërtimin e Urës në masën 50% nga secila palë, duke përfshirë kostot totale të ndërtimit, mbikëqyrjes dhe shërbimeve të tjera që lidhen me realizimin e projektit.

Marrëveshja për ndërtimin e urës u nënshkrua në Podgoricë, më 27 shkurt 2023 nga kryeministrat e dy vendeve, Dritan Abazović dhe Edi Rama. Ura do të jetë e gjatë 380 metra me 3 harqe dhe do përdoret për makinat, kalimtarët e biçikletat.