Një bombul gazi ka shpërthyer ditën e sotme në një banesë në Sauk, duke shkaktuar plagosjen e 3 personave.
Si pasojë e shpërthimit dhe flakëve kanë mbetur të lënduar një 19-vjeçar i identifikuar si Bjorgo Daxha, një 70-vjeçare e identifikuar si Lutfie Daxha dhe pronari i banesës, 46-vjeçari Agim Daxha.
3 të plagosurit janë në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa Report tv mëson se e moshuara ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndryshe nga dy të tjerët, gjendja e të cilëve paraqitet e qëndrueshme;.
“Më datë 28.04.2024, në Sauk, në banesën e shtetasit A. D., dyshohet se ka plasur bombula e gazit dhe ka rënë zjarr.
Si pasojë janë dëmtuar shtetasit A. D., 46 vjeç, B. D., 19 vjeç, dhe L. D., 70 vjeçe, të cilët ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve”,-njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.