Kryeministri Edi Rama, presidenti Bajram Begaj dhe ministri i Jashtëm Igli Hasani kanë reaguar në lidhje me sulmin iranian ndaj Izraelit mbrëmë, duke dënuar sulmin e Terhanit.

Në një analizë për “Tirana Live” në ABC News, analisti Frrok Çupi tha se politika shqiptare është e vendosur krahë Perëndimit.

“Të tre udhëheqësit kryesore të politikë së jashtme, kryeministri, presidenti dhe ministri i Jashtëm reaguan dhe mbrojtën Izraelin ndërsa dënuan sulmin e Iranit. Shqipëria është një aleat i madh për SHBA-të.

Ne jemi një nga shtetet kandidate për viktimë nga Irani. Irani na ka në grykën e topit, na ka dëmtuar. Sulmet kibernetike të Iranit kanë bërë dëm të madh tek ne”, tha analisti Çupi.

Çupi shtoi se Irani provoi të sulmonte me kapacitetet e veta, por realisht kuptoi se sa i pafuqishëm është të vendosë prioritetin e vetë në këtë zonë.

“Para se të shkojë dora te koburja është një moment që askush nuk është më i fuqishëm në botë. Po flasim për përdorimin e dronëve të cilët Irani ishte lavdëruar prej kohësh he sulmin me raketa nga anijet lundruese në raport me fuqinë e aleatëve të Iranit për të sulmuar dhe shuar një shtet.

Prova që bëri natën ishte një provë e trishtë, nuk bëri dëm, përveç dëmtimit të një baze ushtarake. Irani e ka bërë gati një sulm steril, të përmendim, veçse “do sulmoj për t’u hakmarrë”.

Në fund të fundit jemi në një luftë, të panjohur do thoja. Ky është sulmi i parë në gjithë ekzistencën e vetë që Irani sulmon Izraelin, tani që mati forcat me Izraelin e sheh që ka pas SHBA, Britaninë dhe pjesën e madhe të Perëndimit.

Një shtet ka kuptuar që s’mund të sulmojë Izraelin pasi nuk fiton gjë. Pastaj, dhelpëria në luftë mbetet për tu partë. Për sa i përket Rusisë, kjo e fundit nuk ka reaguar.

Rusia ka miliona hallet e veta, ekonominë e ka në gjendje të dobët që nuk përmbush dot nevojat e popullit të vetë. Irani, Kina dhe Rusia s’mund të jetë mbi Perëndimin”, tha analisti.