Kryebashkiaku Erion Veliaj publikoi sot një reagim lidhur me ngjarjet e fundit në Bashkinë e Tiranës dhe menjëherë pas deklaratës së tij, në mediat pranë Sali Berishës, por edhe në rrjetet e tij sociale, u hodh teza absurde se në fakt, Veliaj goditi me mesazhe të fshehura kryeministrin Rama.
 
Këtë tezë shpejtuan ta shtyjnë në opinionin publik të njëjtat media edhe eksponentë të Rithemelimit, të cilët i vënë edhe fytyrën e tyre një teorie konspirative, që ka si ideator Sali Berishën në arrest shtëpie.
 
Por, pak orë më vonë, mjaftoi një status i qartë i kryeministrit Edi Rama për të nxjerrë bllof të gjithë ata që ushqyen të tilla deklarime. Rama foli në mbështetje të plotë të deklaratës së Veliajt dhe kjo erdhi si një rrufe në qiell të hapur për të gjitha mediat konspiracioniste të familjes Berisha.