Ministri i Brendshëm Taulant Balla firmosi gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon prej 2 ditësh në Abu Dhabi, marrëveshjen për zhvillimin e projektit SMART CITY në disa qytete të Shqipërisë, me qëllim rritjen e sigurisë në komunitet, mbrojtjen e jetës, pronës private si dhe monitorimin e trafikut rrugor. E gjithë kjo, përmes një sistemi gjithëpërfshirës zgjidhjesh teknologjike.
Pas ceremonisë, ministri Balla tha se Emiratet e Bashkuara Arabe janë shembulli më i mirë i ekselencës dhe standardit të lartë të sigurisë sa i përket monitorimit të trafikut dhe sigurisë publike.