Në redaksinë e Iconstyle kanë mbërritur pamje ekskluzive të aktores, Egla Ceno në kryeqytet edhe pse rrjeti po “zjen” prej orësh për një rikthim të saj në “Big Brother Vip”.

Burime ekskluzive bëjnë me dije se ish-banorja është parë në zonën e “Komunës së Parisit” me kapele dhe rroba të zakonshme, në shoqërinë e disa personave që me siguri mund të jenë të afërmit e saj.

Pra “miti” i videos virale në dhomën e izolimit, bie! E gjitha mesa duket ka qenë një gënjeshtër e produksionit për 1 Prill, një tjetër rast që është shfrytëzuar për klikime.