Prokuroria e Posaçme ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për Aliq Bllakon dhe Lefter Kokë, të pandehurit për inceneratorin e Elbasanit.

SPAK kërkon në Apelin e Posaçëm dënimin e Alqi Bllakos dhe Lefter Kokës njësoj siç është kërkuar në pretencë përkatësisht 10 vite për Kokën dhe 4 vite për Bllakon.

Alqi Bllako për inceneratorin e Elbasanit ka marre pafajësi, por mbahet në qeli, pasi është dënuar me 2.8 vite burg për inceneratorin e Fierit. Gjithashtu ndaj tij vijon të jetë në fuqi një tjetër masë sigurie “Arrest në burg” për inceneratorin e Tiranës.