Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimeve me urdhër të Spak-ut, kanë mësyrë për një kontroll të befasishëm në shtëpinë e blogerit Olti Curri, në lagjen “Kodra e Diellit”.

Kjo bëhet me dije nga gazetari Bledi Mane.

“Kjo banesë ekskluzive dikur në pronësi të vjehrrës së Ilir Metës, ka pak kohë që ka kaluar në emrin e Olti Currit.

Agjentët kanë sekuestruar një kompjuter, një telefon dhe disa sende të tjera personale. Olti Curri pretendon se këtë shtëpi që kushton 320 mijë euro e ka blerë me kursimet e parave që ka fituar nga shkruajtja e teksteve të këngëve nëpër festivale të ndryshme.

Informohemi se Curri është një nga 10 miqtë e afërt të Monika Kryemadhit, të cilët Prokuroria speciale i ka vënë nën përgjim e nën hetim”, shkruan ai.