Delegacioni i BE në Shqipëri ka reaguar për sulmin që iu bë gjyqtarit në Shkodër, Tonin Sterkaj
“Ne dënojmë ashpër sulmin e bërë sëfundmi ndaj një gjyqtari në Shqipëri. Siguria e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga kërcënimet është thelbësore për pavarësinë e gjyqësorit dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Bashkimi Evropian shpreh mbështetjen e plotë për gjyqtarët dhe prokurorët e sistemit gjyqësor në Shqipëri”.