Takimi i Heidit me prindërit e Romeos është kritikuar gjatë këtyre ditëve nga banorët e tjerë, që e kanë konsideruar të ftohtë sjelljen e banores. Edhe Romeo ka kërkuar që Heidi të jetë më e afërt me prindërit e tij, ndërsa modelja ka theksuar se nuk do të jetojë me familjen e aktorin

Diskutimi mes tyre vijoi edhe në spektaklin e sotëm. Sipas Romeos, mes tyre ka ndryshime mentaliteti, por dashuria është e njëjtë. Lidhur me faktin se nuk mbante mend as emrat e prindërve të aktorit, Heidi u shpreh se “nuk iu kujtua për momentin”.

Romeo: Jemi të ndryshëm në mënyrën si i mendojmë ca gjëra, jemi të ngjashëm në mënyrën si duhemi. S’di çfarë të them. Mendoj se është problematike sa kohë nuk mundohemi ‘të veshim këpucët e tjetrit’. Unë jam shumë tradicional, ia kuptoj mentalitetin Heidit. Duke toleruar, mendoj se mund të gjendet gjuha e përbashkët

Heidi: Kemi ndryshime, më pengon që unë vihem më shumë në vendin e tij se sa ai në timin. Unë do bëj maksimumin të mbaj këtë gjë, por dua të bëj pak zhurmë që ai të më dëgjojë.

Ledioni: Banorëve u ka bërë përshtypje që ti nuk mbaje mend emrat e prindërve te Romeos, a të bën kjo përshtypje?

Heidi: Kam gabuar ca gjëra që janë të vogla. Unë e ndiej veten që me gjërat serioze mbaj mend, por me datat s’mbaj mend. Kam harruar edhe ditëlindjen time. Nuk më erdhi në atë moment. Është krijuar ideja që unë jam njeri i akullt, kur nuk është kështu

Romeo: Ka të bëjë me të dy, jo me banorët
Ledioni: Ti nuk mbaje mend as emrin e filmit që ka bërë

Françeska: E ka dhe tatuazh në krah
Romeo: Jam munduar gjatë gjithë kësaj periudhe të jem i kujdesshëm, mundohem ta kuptoj